22:50, 10 Tetor 2019

Pjesëmarrjen e Edi Ramës në takimin e Novi Sadit të Serbisë, analisti politik, Artan Muhaxhiri, e ka komentuar në emisionin “Analiza Zgjedhore” në Klan Kosova, ku mes tjerash e vlerësoi rolin e tij në politikën ballkanike.

“Askush nuk e di me saktësi limitet se deri ku duhet te shkojë Rama, pra deri ku është kufiri që një kryeministër mund ta përkrahë një kauzë të Kosovës si një pritje prej tij”.

“Shqiptarët e Kosovës gjithmonë i kanë pasur sytë drejt Shqipërisë për përkrahje. Për Ramën është problem nëse angazhohet shumë apo pak. Mirëpo viteve të fundit është parë një rritje e rolit të tij në Ballkan, dhe kjo është gjë e mire që një kryeministër i Shqipërisë ka ndikim në Ballkan”.

“Sa i përket raporteve Rama-Kurti, nuk kanë qenë mirë në përgjithësi. Më kujtohet para disa vitesh kur Rama erdhi në selinë e zyrës së Vetëvendosjes dhe foli për bashkimin kombëtar dhe pastaj pas hapjes së zyrës së Vetëvendosjes në Tiranë”.

“Kurti duhet ta tejkalojë vetveten. Kurti i 7 tetorit është tjetër prej që ka qenë deri më tani dhe ai duhet të ndryshojë edhe në këtë aspekt përveç aspekteve tjera”, u shpreh Muhaxhiri.

Konkurs Pune

Lexo më shumë