Ndryshimet e mëdha në LDK janë të domosdoshme NULL NULL 10.05.2015 20:51 10.05.2015 20:51 Artan Muhaxhiri: Është e domosdoshme për LDK-në që të reformohet, të transformohet. Kjo duhet të bëhet në mënyrë që të hapet rruga për potencialet e reja në parti, sepse me strukturën aktuale humbjet në të ardhmen do të ishin të sigurta. Në procesin e zgjedhjeve të brendshme në Degët e LDK-së në Prishtinë ndodhi një ndryshim i madh. Sabri dhe Sami Hamiti – dy figura me peshë shumë të madhe politike në nivelin qendror dhe atë të Komunës së Prishtinës – humbën në kuvendin zgjedhor të Degës së Katërt. Gazetari Florent Zeqaj ka provuar të kontaktojë me vëllezërit Hamiti, mirëpo nuk ka arritur të marrë opinionin e asnjërit prej tyre. Klan Kosova ka bërë përpjekje për t’i marrë prononcimet e zyrtarëve të LDK-së, por pa sukses. Artan Muhaxhiri, njohës i rrethanave politike, mendon se LDK-ja nuk do ta përballojë lehtë humbjen e Hamitëve. “Ky rast do të krijojë një tronditje në LDK, sepse Sabri Hamiti ka qenë ndër figurat kryesore për disa dekada në LDK dhe humbja e tij në garën e strukturave partiake do të jetë një ndryshim i madh, sidomos për gardën e vjetër e cila është duke e humbur kryesimin e LDK-së”. Pavarësisht problemeve që mund të ketë partia, Muhaxhiri konsideron se ndryshimet e tilla janë të mirëseardhura. “Është e domosdoshme për LDK-në që të reformohet, të transformohet. Kjo duhet të bëhet në mënyrë që të hapet rruga për potencialet e reja në parti, sepse me strukturën aktuale humbjet në të ardhmen do të ishin të sigurta”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sonte në Kiks Kosova - Të bijat fajësojnë mjekët në Gjakovë dhe Rahovec për vdekjen e babait (VIDEO) 20/09/2023