Muhaxheri për çmimet e Kukës e Krasniqit: Sukses i madh dhe me plotë meritë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Muhaxheri për çmimet e Kukës e Krasniqit: Sukses i madh dhe me plotë meritë

NULL NULL
6 months më parë

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka reaguar pas çmimeve të fituara nga Driton Kuka dhe Distria Krasniqi.

Ata u zgjodhën nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i Xhudos si trajneri më i mirë dhe atletja më e mirë, për vitin 2021.

Muhaxheri këtë e quajti lajm fantastik dhe një sukses të madh e plotë meritë, përcjell Klankosova.tv.

“Një lajm fantastik! Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka shpallur Driton Kukën trajnerin më të mirë në botë në sportin e xhudos, kurse Distria Krasniqi xhudistja më e mirë në botë për vajza. Padyshim, ky një sukses i madh dhe plotë meritë”, ka shkruar ai në Facebook.