Muhaxheri: Kam kërkuar të largohen nga LDK-ja ata që nuk e votuan Mustafën NULL NULL 28.09.2022 23:20 28.09.2022 23:20 Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se ka qenë ithtar i asaj që të largoheshin nga partia të gjithë ata që nuk e kanë votuar kryeministrin Isa Mustafa. Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai ka treguar se LDK-ja nuk e ka ndërmarrë këtë veprim dhe pastaj ka pasuar dëmtimi i saj. I pyetur se ‘a mund të thuhet se Muhaxheri nuk ka fjalë të mëdha kritike ndaj presidentes Vjosa Osmani’, ai ka thënë se mund të thuhet kështu pa hezitim. “Po, e them këtë pa hezitim. Kryetari Lumir Abdixhiku dhe shumë anëtarë të kryesisë së LDK-së kanë shumë qëndrim më kritik sesa unë, por unë kam mendimin tim pak më të butë ndaj presidentes Osmani”. Ndërsa në pyetjen ‘kur ishte Osmani në LDK a ishit mbështetës i saj që ajo të qëndronte në parti edhe përkundër sfidave që ajo pati dhe largimit që ia bëtë, përmes atij votimit të famshëm më e-mail?’, Muhaxheri ka thënë se ka qenë ithtar i asaj që të përjashtohen nga LDK-ja të gjithë ata që nuk e kanë votuar kryeministrin Isa Mustafa. “Unë kam qenë ithtar i asaj që të përjashtohen prej partisë të gjithë ata që nuk e kanë votuar kryeministrin Mustafa. Nuk e ka ndërmarrë këtë veprim partia dhe dëmtimi ka shkuar të thellohet”. “E di edhe presidentja Osmani, por unë e kam përkrahur mandej edhe për kandidate si kryeministre”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Varroset sot gruaja që u vra aksidentalisht në derë të shtëpisë në Prishtinë 48 minuta më parë
Kosova Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri, ushtria po i ndihmon për kalim më të lehtë 10 orë më parë