Muhaxheri, Gërvallës: Më mirë të merret me punët e Ministrisë së Jashtme (VIDEO) NULL NULL 28.09.2022 22:05 28.09.2022 22:05 Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Gazmend Muhaxheri, i është kundërpërgjigjur deklaratës së ministres së Jashtme dhe Diaporës Donika Gërvalla, e cila kishte thënë se “nuk ia mbush syrin” kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku. Muhaxheri tha në Rubikon në Klan Kosova se më mirë do të ishte që ajo të merret me punët e saj në MPJD. “Do të ishte më mirë për zonjën Gërvalla të merrej me Ministrinë e Punëve të Jashtme. Të merret me njohjen që duhet t’ia sjell Kosovës dhe me avancimin e politikës së jashtëm” – tha Muhaxheri. “Është me rëndësi që për qytetarët e Kosovës vetëm pas gjashtë muajsh është shpresë e madhe z.Abdixhiku, edhe fitorja në këto komuna është rezultat i atij rikthimi të madh dhe rënia është rezultat i konceptit që i kanë këto dy parti për politikbërje” – shtoi ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 1 orë më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 3 orë më parë