Muharremi-Pllana tregon se cilat janë lehtësirat për regjistrimin e targave në RKS (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Muharremi-Pllana tregon se cilat janë lehtësirat për regjistrimin e targave në RKS (VIDEO)

NULL NULL
12/08/2022

Drejtoresha e Drejtorisë për Regjistrimin e Automjeteve në Agjencinë për Regjistrim Civil, Sebahate Muharremi-Pllana, e ftuar në “Info Magazinë” në Klan Kosova, ka folur në lidhje me atë se cilat janë lehtësirat për regjistrimin e targave në RKS.

Ajo është shprehur se çdo automjet që regjistrohet nuk ka obligime doganore.

“Procedurat e regjistrimit të automjeteve nga targat ilegale në targa të Republikës së Kosovës janë shumë të thjeshta dhe kanë shumë lehtësira, njëra ndër to që duhet ta dinë të gjithë qytetarët është lirimi nga obligimet doganore, do të thotë se çdo automjet që regjistrohet nuk ka obligime doganore, është lehtësimi nga taksat administrative të MPB-së, taksa për pagesën e targave dhe taksa për pagesën e certifikatës për regjistrimin e automjeteve”, tha ajo.

Muharremi-Pllana tha se për automjetet që vijnë të regjistrohen me targa KM, GL, PR etj, nëse e kanë dokumentin valid të Serbisë, atëherë janë të liruar nga kontrolli teknik, njofton Klankosova.tv.

“Për automjetet që vijnë të regjistrohen me targa KM, GL, PR e këto me radhë, nëse e kanë dokumentin valid të Serbisë, atëherë janë të liruar edhe nga kontrolli teknik, por nëse nuk e kanë dokumentin valid, i ka skaduar afati, atëherë do të obligohet ta sjellë edhe certifikatën e kontrollit teknik”, është shprehur tutje ajo.