Muharremaj ngushëllon familjarët e 69 vjeçarit që vdiq si pasojë e Covid 19 NULL NULL 15/04/2020 15/04/2020 Një 69 vjeçar nga Suhareka ka vdekur mbrëmë pas mesnatës si pasojë e komplikimeve shëndetësore nga koronavirusi. Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka ngushëlluar familjarët e të ndjerit, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që të t’i respektojnë masat e ndërmarra dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Muharremaj përmes një postimi në Facebook ka kërkuar që të mos ketë panik, pasi sipas tij gjendja në Suharekë është stabile. Postimi i plotë: Konfirmohet vdekja e parë në Komunën e Suharekës nga Covid -19. Rasti është nga Semetishti dhe është i moshës 69 vjeçare. Familjarëve ju shprehim ngushllime. Ju ftoj të gjithëve që situatën ta kemi nën kontroll dhe të mos kemi panik. Ju lutem, ju lutem, ju lutem Rrini në shtëpi dhe respektoni rregullat dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore. Vdes 69 vjeçari nga Suhareka i prekur nga Covid-19
Kosova Zeqiri paralajmëron padi ndaj atyre që arrestuan policët pa pasur prova (VIDEO) 6 minuta më parë