Muharremaj: E ndjej të domosdoshme t'ju falenderoj secilin prej jush dhe pa dallim

Muharremaj: E ndjej të domosdoshme t’ju falenderoj secilin prej jush dhe pa dallim

NULL NULL
2 months më parë

Kandidati për kryetar të Suharekës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bali Muharremaj, i ka falënderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur gjatë fushatës zgjedhore. Ai nëpërmjet një postimi në Facebook tha se ai dhe ekipi i tij janë me qytetarët, njofton Klankosova.tv.

“E ndjej të domosdoshme t’ju falënderoj secilin prej jush dhe pa dallim.

– Për përkrahjen dhe mbështetjen në secilin proces.

– Për mikëpritjen dhe zemërgjerësinë në secilën familje.

– Për vendin tonë të pazëvendësueshëm.” shkroi Muharremaj.

Tutje kryetari aktual tha se me qytetarët mbeten edhe për të ardhmen, me dëshira dhe ëndrra që do të jetësohen gjithmonë.