Muhamet Kelmendi dyshohet për terrorizëm, akuzon Skënder Hysenin - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Muhamet Kelmendi dyshohet për terrorizëm, akuzon Skënder Hysenin

NULL NULL
10/06/2015

Muhamet Kelmendi, anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është arrestuar në Mitrovicë me dyshimin për përgatitjen e një sulmi terrorist në pjesën veriore të Mitrovicës, mëson Klan Kosova.

Ai e ka akuzuar Ministrin e Punëve të Brendshme, Skënder Hysenin, si porositës të arrestimit të tij.

Zëdhënësi i AAK-së, Ernest Luma, e ka konfirmuar për Klan Kosovën arrestimin e tij dhe ka thënë se ai po mbahet në njësitin Antiterror për Krime të Rënda në Prishtinë.

Në momentin e arrestimit Kelmendi ishte bashkë me dy miq të tij, ish ushtarë të UÇK-së, identiteti i te cilëve nuk është bërë i ditur.

Forcat speciale të Policisë së Kosovës, e kanë arrestuar Kelmendin gjatë rrugës së tij për në ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit.