M&Sillosi thyen krejt rekordet e grumbullimit të grurit NULL NULL 09.07.2024 17:49 09.07.2024 17:49 M&Sillosi thyen krejt rekordet e grumbullimit të grurit. Foto: Klankosova.tv Kronikë nga: Ardian Gaxherri Sofrave kosovare pritet t’u shtrohen prodhimet e miellit. Kjo pasi gruri pagoi goxha mirë këtë vit, raporton Klan Kosova. E adresa e shumicës së fermerëve të vendit, për shitjen e këtij prodhimi bujqësor, është MSillosi, i njohur ndryshe edhe si kryehambari i Kosovës. Në M&Sillosi thonë që këtë vit u tejkaluan krejt parashikimet përsa i përket grumbullimit të grurit. Gjigandi i Xërxës pret që mbi 20 mijë fermerë t’ia besojnë të korrat e veta. Fermerët thanë se janë të kënaqur me cilësinë, por edhe rendimentin e lartë të grurit këtë vit. Sipas tyre, M&Sillosi është zgjidhja më e mirë për shitjen, por edhe ruajtjen e produktit të tyre. Në M&Sillos thanë se ofrojnë kushte të mira për të blerë grurë dhe se janë të hapur për gjithë fermerët. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.