MSH u bën thirrje qytetarëve të marrin edhe dozën e dytë të vaksinës - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

MSH u bën thirrje qytetarëve të marrin edhe dozën e dytë të vaksinës

NULL NULL
03/12/2021

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë atyre që e kanë marrë dozën e parë të vaksinës të marrin edhe të dytën brenda katër javëve.

“Duke qenë se një numër i qytetarëve pas marrjes së dozës së parë të vaksinës, nuk shkojnë për të marrë dozën e dytë në periudhën brenda katër javësh (28 ditë pas marrjes së dozës së parë), Ministria e Shëndetësisë, rikujton se certifikata e tyre do të përdoret si dëshmi vetëm nëse ajo është jo më e vjetër se 4 javë apo nëse testi RT-PCR është kryer, në 48 orët e fundit krahas marrjes së një doze”.

MSH thotë se qytetarëve, të cilët nuk e marrin dozën e dytë brenda periudhës katër javore, nuk do t’u merret si dëshmi certifikata vetëm me një dozë, përveç në rastet kur ata prezantojnë dëshmi mjekësore që kanë kundër-indikacione shkencërisht të vërtetuara për mos-vaksinim. Në të kundërtën duhet ta paraqesin testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më të vjetër se 48 orë, krahas certifikatës me vetëm një dozë të marrë, njofton Klan Kosova.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje edhe atyre që nuk e kanë marrë vaksinën ta bëjnë këtë.

“Situata epidemiologjike sa i përket COVID-19 ndonëse këtyre ditëve është e qetë në Kosovë, ende është e brishtë dhe kërcënohet nga variante të ndryshme të virusit SARS COV-2 dhe nga mos vaksinimi i një pjese të popullatës”.

MSH u bën thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë qendrat statike shumica prej të cilave punojnë edhe gjatë fundjavës, ekipet mobile dhe të vaksinohen gjatë tërë javës dhe kudo, në secilën komunë të Kosovës.