MSh shpërndan maska mbrojtëse për disa institucione e organizata NULL NULL 13.07.2020 16:36 13.07.2020 16:36 Me qëllim që të ndihmojë në përballimin e pandemisë Covid-19, Ministria e Shëndetësisë ka ndarë për disa institucione të vendit një numër simbolik të maskave mbrojtëse për personelin e tyre. Gjatë ditës, disa institucione i kanë pranuar këto maska mbrojtëse, derisa disa të tjera ato do t’i pranojnë nesër, njofton Klan Kosova Maskat janë ndarë për Bashkësinë Islame të Kosovës 500, Ipeshkvisë së Kosovës 250, Rektoratit të UP-së 500, Këshilli Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial nga 150 maska. Në këtë aktivitet që ndër të tjera synon edhe të promovojë bartjen e maskës si një masë mbrojtëse të drejtpërdrejt për qytetarët e vendit pavarësisht se në çfarë institucioni apo organizatë shërbejnë, do të përfshihen edhe institucione të tjera. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024