MSh pranon donacion për pacientët me fibrozë cistike NULL NULL 02.04.2020 11:58 02.04.2020 11:58 Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka pranuar një donacion prej 55 300 kapsulave të produktit Pancreatin (Creon), që do të mundësojnë furnizimin e pacientëve me Fibrozë Cistike për disa muaj të ardhshëm, “Sasia prej 55 300 creon (në doza të 10 000 dhe të 25 000 njësive) është deponuar në Barnatoren Qendrore të SHSKUK-së dhe do t’u jepet pacientëve sipas protokolleve të trajtimit nga klinika përkatëse e QKUK-së”. “Kjo sasi e produktit Creon është donacioni i fondacionit “Project Hope” nga SHBA, përkatësisht Zyra Regjionale e fondacionit në Shkup”, njofton kjo ministri, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024