MSH ndërron rangimin e komunave sipas rrezikshmërisë nga COVID-19

MSH ndërron rangimin e komunave sipas rrezikshmërisë nga COVID-19

NULL NULL
2 months më parë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.

Nga sot e deri më 5 mars, në zonën e kuqe janë 6 komuna:

Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Zveçani, Peja, Lipjani.

Në zonën e verdhë janë 10 komuna:

Mitrovica e Jugut, Gjilani, Mitrovica e Veriut, Gjakova, Vushtrri, Leposaviqi, Graçanica, Ferizaj, Podujeva, Vitia.

Në zonën e gjelbër janë 22 komuna:
Zubin Potoku, Kllokoti, Deçani, Prizreni, Rahoveci, Shtime, Klina, Ranilluga, Mamusha, Kaçaniku, Istogu, Suhareka, Skenderaj, Kamenica, Drenasi, Novoberda, Malisheva, Dragashi, Juniku, Shterpca, Hani i Elezit, Parteshi.

Komunat që kanë pësuar ndryshime gjatë kësaj jave janë:

Peja nga e verdha ka kaluar në të kuqen

Lipjani nga e verdha ka kaluar në të kuqen

Ferizaj nga e gjelbra ka kaluar në të verdhen

Gjilanit nga e gjelbra ka kaluar në të verdhen

Vushtrri nga e gjelbra ka kaluar në të verdhen

Graçanica nga e gjelbra ka kaluar në të verdhen