MSH: Mbi 4 mijë e 200 mantelbardhë janë vaksinuar NULL NULL 08.04.2021 12:40 08.04.2021 12:40 Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri të mërkurën mbi 4 mijë e 200 nëpunës të institucioneve shëndetësore kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19. MSH bën me dije se nga dita e sotme procesi është shtrirë edhe te grupet e tjera prioritare sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19, përfshirë këtu të moshuarit dhe personat e vendosur në shtëpitë e kujdesit për të moshuar. “Ekipi menaxhues i procesit të vaksinimit në Prishtinë, përkrahur nga Komiteti për vaksinim kundër COVID-19, bashkë edhe me ekipet e njësive të vaksinimit anekënd Kosovës, vullnetarët, dhe kontribues të tjerë janë përfshirë në administrimin e këtij procesi shumë të rëndësishëm në luftën e përbashkët kundër COVID-19”, njofton kjo ministry, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024