MSh-ja ofron barna për spitalet në zonat me shumicë serbe, vlerësohet nga shefi i BE-së NULL NULL 02.11.2023 13:09 02.11.2023 13:09 Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovës, Tomas Szunyog, ka bërë të ditur se e vlerëson veprimin e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, për aprovimin e furnizimit me barna të spitaleve dhe QKMF-ve për komunitetet me shumicë serbe. “E vlerësojmë miratimin e shpejtë nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe ekipi i tij i kërkesës për ofrimin e barnave dhe furnizimeve mjekësore për spitalet dhe qendrat shëndetësore në zonat e komunitetit me shumicë serbe të Kosovës”. “Shpresoj se do të dorëzohen shpejt”, ka shkruar Szunyog në X, transmeton Klankosova.tv.