Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

MSH-ja apelon për vaksinim me dozën përforcuese dhe kundër gripit sezonal

NULL NULL
14.01.2022 21:07

Ministria e Shëndetësisë ka apeluar te qytetarët që të vaksinohen me dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.

Në një postim në Facebook kërkohej edhe vaksinimi kundër gripit sezonal, derisa variani i ri Omicron po shpërndahet në vend, transmeton Klankosova.tv.

“Rritja progresive e rasteve me COVID-19 dhe prania e theksuar e variantit Omicron vë në pah rëndësinë e madhe që ka vaksinimi si mënyra më e thjeshtë për parandalimin e infeksioneve dhe mbrojtjen nga format e rënda të sëmundjes,” thuhet në postim.

Tutje, bëhet e ditur se imunizimi kundër gripit sezonal mund të bëhet në të njëjtën qendër, ku merret vaksina kundër COVID-19.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.