MSh: Suspendohen tre kirurgët, shkarkohet anëtari i bordit të ShSKUK-së NULL NULL 10.01.2023 14:55 10.01.2023 14:55 Tre kirurgët që dyshohet se kanë marrë para për trajtimin e pacientëve në spitalin e Vushtrrisë. Kjo u bë e ditur për Klan Kosova nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë. Tutje MSh-ja thekson se ka inicuar shkarkimin nga bordi i Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës të Dr. Isuf Zekaj, i cili është njëri nga kirugët e dyshuar. “Si informacion shtesë lidhur me rastin në Spitalin e Vushtrrisë, Bordi i SHSKUK- së ka njoftuar Ministrinë e Shëndetësisë se Spitali i Vushtrrisë, sot ka marr masat komfor legjislacionit në fuqi duke suspenduar tre kirurgë të cilët janë duke u hetuar për vepra korruptive një koheshit , Ministria e Shëndetësisë komfor përgjegjësive të saja ka iniciuar sot shkarkimin e anëtarit të Bordit të SHSKUK- së, Dr. Isuf Zekaj, përfaqësues nga Spitalet e Përgjithshëm”, thuhet në përgjigjen e MSh-së për Klan Kosova. Arrestohen dy kirurgët që dyshohet se morën para nga pacientët në spitalin e Vushtrrisë *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 31 minuta më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 37 minuta më parë