MSA-ja mund t`i sjellë përfitime të shumta ekonomisë kosovare NULL NULL 10/11/2015 10/11/2015 Marrëveshja për Stabilizim Asociim mund t’i sjellë përfitime të shumta bizneseve dhe ekonomisë kosovare, por megjithatë vendi ynë mund të mos jetë i gatshëm plotësisht për zbatimin e plotë të kësaj marrëveshje. Që kjo e fundit të ndodhë është i nevojshëm bashkëpunimi i ngushtë i institucioneve publike dhe sektorit privat me qëllim të përshpejtimit të reformave ligjore dhe institucionale në përputhje me kërkesat që dalin nga MSA dhe kërkesat e tjera në rrugën e integrimit evropian të Kosovës. Këto konkluzione dolën nga një konferencë të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me titull “A jemi gati për MSA?”, në të cilën diskutimet u zhvilluan në tri panele si “Pronësia Intelektuale dhe Industriale”, “Prokurimi Publik dhe Konkurrenca”, si dhe “Tregtia”. Të pranishmit në konferencë shprehën shqetësimin e tyre lidhur me kapacitetet e kufizuara njerëzore që pamundëson implementimin e duhur të legjislacionit në fuqi në fushën e mbrojtjes së pronësisë intelektuale dhe industriale, transmeton Klan Kosova
Lajme Burri që vrau gruan e tij në natën e martesës dhe trupin e futi në valixhe dënohet me të paktën 21 vjet burgim 13 minuta më parë
Kosova “Prava Crna Gora” e gatshme ta tërheq mocionin e shtatorit ndaj Abazoviq veç nëse arrihet një marrëveshje 52 minuta më parë
Kosova 32-vjetori i themelimit të PVD-së, Kamberi: Partia e vetme që bashkon shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës 53 minuta më parë