Lajmet e fundit

Një grua 97-vjeçare është nxjerrë e gjallë nga rrënojat pas përmbytjeve të fuqishme në Nepal dhe po rikuperohet në spital.
Guna Maya Bohara u nxor nga rrënojat e qendrës së kujdesit ku qëndronte, në një operacion që zgjati rreth katër orë.
Stërnipi i saj, Dipak Bohara, i cili udhëtoi nga Katmandu për të ndihmuar në shpëtim, tha se ajo dukej si “një luftëtare” që ishte kthyer fitimtare nga beteja, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Qindra persona janë konfirmuar të vdekur pas përmbytjeve të shpejta të së mërkurës. Shkencëtarët besojnë se ato u shkaktuan nga shembja e një akullnaje në rajonin kufitar të Himalajeve me Tibetin.
Pamjet nga shpëtimi i saj i gjeni KËTU