MPJD-ja thotë se disa kosovarë janë arrestuar në Serbi, kërkon shmangien e kalimit nëpër këtë vend NULL NULL 01.06.2023 17:50 01.06.2023 17:50 Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka ftuar qytetarët e vendit që të shmangin kalimin nëpër Serbi. Kjo kërkesë e MPJD-së vjen pas situatës së krijuar në veri të vendit, teksa ka bërë të kenë pranuar raportime për arrestime të qytetarëve kosovarë nga autoritetet serbe. “MPJD, gjatë ditës ka pranuar raportime për arrestime të qytetarëve kosovarë nga autoritetet serbe përgjatë kalimit të tyre nëpër Serbi, dhe po merret nga afër me rastet nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse në Beograd”, thuhet në njoftimin e Ministrisë, transmeton Klankosova.t.v Më tej, Ministria tha se “duke e njohur qasjen jo korrekte të autoriteteve serbe, qytetarët ftohen të përdorin rrugë alternative për udhëtim”. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj: Sulmi terrorist në veri u sponzorizua nga Serbia, hetimi ndërkombëtar i domosdoshëm 1 orë më parë
Kosova Haradinaj në Ditën e Bashkimit të Gjermanisë: Jeni model zhvillimi dhe aleat strategjik në Evropë 2 orë më parë