MPJD fajëson Serbinë për arratisjen e të dënuarit për Masakrën e Tërnjës

MPJD fajëson Serbinë për arratisjen e të dënuarit për Masakrën e Tërnjës

NULL NULL
4 javë më parë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka shprehur shqetësimin e thellë për arratisjen e të dënuarit për masakrën e Tërnjes në Kosovë, Rajko Kozllina, për të cilin raportet  raportohet se është larguar nga Serbia për ta shmangur vuajtjen e dënimit.

MPJD thekson se krimineli i luftës, Rajko Kozllina, bashkë më ish-pjesëtarë tjerë të ushtrisë serbe, kanë kryer masakra të llahtarshme gjatë luftës në Kosovë, ku edhe nga vet organet gjyqësore serbe është vërtetuar se ai me ushtarët tjerë të njësisë së tij, kanë vrarë të paktën 27 civilë shqiptarë, përfshirë gra dhe fëmijë, ku fëmiu më i vogël ishte vetëm 4 vjeç, njofton Klan Kosova.

“Krimineli Kozllina dhe të tjerët, përveç se i kanë masakruar civilët e pafajshëm, me urdhrat e liderëve politikë të Serbisë, kanë zhdukur trupat e viktimave shqiptare dhe ende nuk japin informacion për vendndodhjen e tyre”.

“Për të gjitha këto krime të tmerrshme, Kozllina ishte dënuar nga Gjykata e Lartë e Serbisë, me vetëm 15 vjet, dhe përkundër kësaj, tani raportohet se është larguar nga Serbia për t’i ikur vuajtës së dënimit”.

“Ky akt është i papranueshëm dhe edhe njëherë e shpërfaqë mungesën e seriozitetit të Serbisë për tu marrë me të kaluarën e rëndë kriminale, për të pranuar përgjegjësinë dhe për t’i dënuar kryerësit e gjenocidit në Kosovë”.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të MPJD-së:

Duke qenë se Rajko Kozllina, gjatë kohës së gjykimit ka qenë pjesëtar aktiv i Ushtrisë së Serbisë dhe i njëjti është dënuar me dënim simbolik dhe tani po i mundësohet fshehja dhe ikja e tij nga vuajtja e dënimit, atëherë për të gjitha këto duhet mbajtur përgjegjëse Serbia.

MPJD thekson se e gjithë kjo lidhet edhe me fushatën aktuale të Serbisë kundër Kosovës, ku liderët e atjeshëm me ngulm po përpiqen t’i mohojnë krimet dhe gjenocidin e kryer në Kosovë, duke kërcënouar edhe serbët që japin informacion për vendndodhjen e varrezave masive në Serbi.

Republika e Kosovës ngreh këtë shqetësim dhe kërkon nga faktori ndërkombëtar të vendoset drejtësi ndërkombëtare për dënimin e krimeve gjenocidale të kryera nga Sebia gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Gjithashtu kërkojmë që t’i bëhet trysni Serbisë t’i hapë arkivat e ushtrisë dhe policisë së saj, në mënyrë që të bëhet zbardhja e plotë e fatit të të pagjeturve.

Nisur nga veprimet e vazhdueshme destruktive të autoriteteve në Beograd, MPJD thekson se nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve midis dy shteteve, derisa Serbia vazhdon t’i fsheh krimet dhe kriminelët, të mos kërkoj falje dhe të mos ndihet përgjegjëse për gjenocidin e shkaktuar në Kosovë.

klankosova.tv