MPJD demanton lajmin për gradime të jashtëligjshme NULL NULL 06.07.2020 22:42 06.07.2020 22:42 Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i ka demantuar raportimet për gradime të jashtëligjshme. Sipas MPJD-së, Valëza Oruqi është graduar mbi procedurën e rregulluar me Ligjin për Shërbimin e Jashtëm, si dhe bazuar në rekomandimin e Komisionit për Grada dhe Disiplinë, transmeton Klan Kosova. “Valëza Oruqi është pjesëtare e MPJD-së që nga viti 2009, ku fillimisht është graduar Sekretare e Parë. Në vitin 2014, Komisioni për Grada dhe Disiplinë e ka rekomanduar për Gradën Këshilltare, dhe në 2020 është ngritur në Gradën Ministër Këshilltar, mbështetur në Rekomandimin e Komisionit për Grada dhe Disiplinë të vitit 2018”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.