MPJ e Kosovës dënon sulmin mbi Konsullatën e Shqipërisë në Ukrainë NULL NULL 07.03.2022 19:23 07.03.2022 19:23 Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës dënon sulmin e forcave ruse mbi Konsullatën e Nderit të Shqipërisë në qytetin Kharkov në Ukrainë. MPJD i cilëson të papranueshme sulmet e vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë, të cilat në ditët e fundit kanë cak institucionet diplomatike, pasi ditë më parë njëjtë është sulmuar edhe Konsullata e Sllovenisë, thuhet në reagim, përcjell Klankosova.tv. MPJD bën thirrje edhe njëherë për ndërprerje të sulmeve ruse mbi territorin ukrainas. Qeveria e Kosovës iu qëndron pranë institucioneve dhe popullit të Ukrainës, në këtë periudhë kur sulmi rus po egërsohet edhe mbi popullatën civile. Objekti ku ndodhej stafi i Konsullatës Shqiptare është shkatërruar në tërësi, nga forcat ajrore ruse, mëngjesin e së hënës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dhuna në familje, tre raste në Prishtinë e dy në Fushë Kosovë brenda 24 orëve 12 minuta më parë