12:39, 16 Korrik 2019

Të shtunën rreth orës 13:00 janë demoluar disa nga gurët e varreve ortodokse në Lipjan.

“Është raportuar se person-a të pa njohur kanë dëmtuar disa gurë të varrezave Ortodokse serbe në rrugën “Avdi Kelmendi”, thuhet në njoftimin e Policisë të së dielës, njofton Klan Kosova.

Për këtë rast sot ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme.

“Ministria e Punëve të Jashtme dënon ashpër vandalizmin e disa gurëve të varrezave ortodokse serbe në komunën e Lipjanit”.

Kjo ministri kërkon nga organet e rendit dhe të hetuesisë të bëjnë gjithçka që është e mundur për të zbuluar dhe nxjerrë përpara drejtësisë autorët e këtij incidenti kriminal.

“Për Republikën e Kosovës, bashkëjetesa, raportet dhe harmonia ndëretnike, janë të shenjta”.

“Ministria e Punëve konsideron se edhe incidenti në fjalë është kundër interesave të Kosovës dhe se autoritet shtetërore do të bëjnë të pamundurën që raste të këtilla të mos përsëriten”.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë