MPB-ja tregon se kur do të paguhen shtesat në paga për punonjësit publikë NULL NULL 28.02.2023 18:02 28.02.2023 18:02 Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Financave kanë bërë të ditur se sot do të dalin pagat e para sipas Ligjit për Paga në Sektorin Publik. Me këtë rast, MPB-ja njofton se shtesat për muajin shkurt do të paguhen në mënyrë retroaktive në pagën e muajit mars. Siç thuhet në komunikatë ende po vazhdon mbledhja e të dhënave dhe finalizimi i listave nga ana e komisioneve. “Përkundër punës intensive të komisioneve për përcaktim të shtesave, procesi i mbledhjes së të dhënave dhe finalizimit të listave është duke vazhduar, andaj njoftojmë të gjithë zyrtarët publikë se shtesat e sipërpërmendura për muajin shkurt do të paguhen në mënyrë retroaktive në pagën e muajit mars”. “Pra, me përfundimin e mbledhjes së të dhënave nga ana e komisioneve dhe finalizimit të listave me zyrtarët që do të përfitojnë këto shtesa, të njëjtët do të marrin bashkë me pagën dhe shtesën e muajit mars edhe shtesën përkatëse për muajin shkurt. Ftojmë të gjitha institucionet që të dërgojnë të dhënat e kërkuara nga komisionet përkatëse pa vonesë, në mënyrë që procesi të përmbyllet sa më parë”. “Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë të gjithë zyrtarët publikë të Republikës së Kosovës, se sot do të disbursohen pagat e para sipas Ligjit për Paga në Sektorin Publik Nr. 08/L-196, i cili ka hyrë në fuqi me datën 5 shkurt 2023”. “Komisionet për përcaktimin e shtesave të parapara me këtë ligj dhe aktet nënligjore që derivojnë prej tij, tashmë janë themeluar dhe janë duke mbledhur të dhënat nga institucionet përkatëse lidhur me zyrtarët që mund/do të përfitojnë këto shtesa, përfshirë këtu komisionet për shtesën për kushte specifike të punës, shtesën për kushte tregu dhe shtesën për ekspertët”/ Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi ZRrE miraton kërkesat e operatorëve energjetikë – çmimi i rrymës pritet të rritet për 16% 11/04/2025
Ekonomi Demant publik, Comodita: Nuk qëndrojnë lajmet dashakeqe, po punojmë me kapacitete të plota 04/04/2025