MPB: Shtetasi rus u arrestua se vendosi barrikadë veturën me targa të UNMIK-ut NULL NULL 2 years më parë 2 years më parë Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës dhe Inspektorati i Policisë kanë zhvilluar një operacion të madh për arrestimin e personave të cilat janë përfshirë në vepra të ndryshme penale si keqpërdorim i pozitës zyrtare, marrja e ryshfetit dhe kontrabandë. Policia e Kosovës në aksionin në Zubin Potok hasi në rezistencë nga persona që kishin bllokuar rrugën me barrikada të vendosura. Me këtë rast janë marrë masat e nevojshme për largimin e barrikadave me ç’rast është plagosur një polic me armë zjarri dhe disa qytetarë kanë pësuar lëndime të lehta. Në aksion është arrestuar edhe një shtetas rus, Mihajl Aleksandreviç Krashnoshenkoviç, i cili kishte vendosur në barrikadë veturën me targa të UNMIK-ut. Policia ka arrestuar 19 zyrtarë të saj, edhe nëntë qytetarë që kishin fletarrest, njofton Ministria e Punëve të Brendshme përcjellë Klan Kosova. Aksione të Policisë së Kosovës ka pasur edhe në Vërmicë, ku janë arrestuar katër persona, dy shtetas të Kosovës dhe dy të Shqipërisë
Kosova Rama takon të rinjtë: Me ta e për ta, Prishtinën do ta bëjmë qytet të ëndërrave 06.08.2021 0: 08
Kosova Alban Hyseni e pranon se është kandidati i VV-së për kryetar të Gjilanit (VIDEO) 06.08.2021 0: 02