MPB po përcjell grevën në aeroportin ”Adem Jashari”, nuk ka mbyllur operimin NULL NULL 21.08.2019 11:47 21.08.2019 11:47 Ministria e Punëve të Brendshme, ka bërë të ditur se është duke përcjellur me vëmendje zhvillimin e grevës dhe aktiviteteve të tjera në Aeroportin Ndërkombëtar ”Adem Jashari”. Në një përgjigje të dhënë për Klan Kosovën, MPB ka shtuar se nuk ka mbyllur operimin e saj në aeroport, njofton Klan Kosova. ”MPB nuk ka mbyllur operimin në Aeroportin ”Adem Jashari” por është duke përcjellë zhvillimin e grevës dhe aktiviteteve në aeroport në lidhje me sigurinë. Inspektorët për Siguri të Aviacionit Civil të MPB-së janë në hapësirat e aeroportit, dhe nuk janë raportuar probleme të cilat cenojnë sigurinë e Aviacionit Civil në Republikën e Kosovës”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë