MPB: Plagosja e serbit, s`ishte e motivuar etnikisht - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

MPB: Plagosja e serbit, s`ishte e motivuar etnikisht

NULL NULL
05.05.2015 14:57

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, në raportin e vet të sotëm për ngjarjetqë kanë ndodhur në vend në 24 orët e kaluara ka njoftuar për rastin e plagosjes me thikë të serbit Zoran Kostiq nga fshati Pasjan i Gjilanit.

Me këtë rast janë hedhur poshtë pohimet e mediave serbe se incidentin e kanë shkaktuar shqiptarë me qëllim të frikësimit të popullatës serbe të këtij rajoni.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur për shkak të një tejkalimi në komunikacion.

Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi i njëjti ka goditur me thikë një mashkull/ Serb. Rasti ka ndodhur për shkak të një tejkalimi në komunikacion. Vlen të ceket se rasti nuk ka lidhje ndëretnike por ka ndodhur spontanisht. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje”, është raporti i plotë i MPB-së.

Agjencia serbe Tanjug, në lajmin për incidentin, ka pohuar se “sulmi mbi serbin në Pasjan ka shqetësuar bashkëkombasit e tij në Anamoravën e Kosovës.

Gjithashtu, është cituar edhe kryetari i komunës së Partesh-Pasjanit Dragan Nikoliq, i cili për agjencinë ka deklaruar se “incidenti ka për qëllim frikësimin e serbëve në këtë pjesë të Kosovës”.

Kostiq është goditur me thikë në pjesën e kraharorit dhe në duar dhe pasi i është dhënë ndihma e parë në spitalin e Gjilanit është lëshuar në shtëpi.