Mourinho rrëzohet gjatë hyrjes në stadium (VIDEO) NULL NULL 09/09/2018 09/09/2018 Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka bërë një rrëzim të turpshëm gjatë hyrjes së tij në Wembley, për të përcjellë ndeshjen që Anglia e ka zhvilluar kundër Spanjës, në kuadër të Ligës së Kombeve. Në momentin që ishte duke kaluar hyrjen e stadiumit, këmba e tij u kap në një litar që bëri që portugezi të rrëzohet për tokë, por pa u lënduar. Ai u ngrit shpejt dhe sigurimi i stadiumit ishin aty pranë për ta ndihmuar 55 vjeçarin, shkruan Marca.com, transmeton Klan Kosova. Ndryshe, ndeshja në mes Anglisë dhe Spanjës përfundoi me rezultat 1 me 2. https://www.youtube.com/watch?v=85qrCnzp14U
Kosova Spahiu: Lufta në Ukrainë, mundësi që Kosova të njihet nga Serbia me çmim më të ulët (VIDEO) 18/08/2022