14:35, 12 Shtator 2019

Pas rekordit të radhës të Cristiano Ronaldos, që të martën me “pokerin” e tij ndaj Estonisë u bë golashënuesi më i mirë në kualifikueset europiane, me 25 finalizime, 2 më shumë se Robbie Keane, “Ylli” portgez meritoi lëvdatat e Jose Moruinhos, me të cilin ka punuar për shumë vite në radhët e Real Madridit. Sipas trajnerit luzitan, CR7, tashmë në moshën 34-vjeçare, është një rast studimi për cilësitë e tij fizike dhe psikologjike.

“Ronaldo nuk më befason me ato që bën. Është 34 vjeç, vazhdon të luajë në nivel shumë të lartë dhe ka ambicie të mëdha. Duhet të studiohet për gjenetikën e tij dhe për sigurisht edhe në aspektin psikologjik. Kur të jetë 50 vjeç dhe FIFA ta ftojë për një ndeshje legjendash, ai do të jetë më i miri,” – deklaroi Mourihno për kanalin televiziv spanjoll 11.

Ronaldo ka luajtur 164 ndeshje nën drejtimin e Mourinhos te Real Madridit, duke shënuar 168 gola dhe shërbyer në 49 raste për gol.

“Reali ka qenë përvoja më e madhe në karrierën time për mësimet që më ka dhënë për karrierën dhe jetën. Filozofia e Realit përshtatej me timen. Nga ana tjetër ishte Barcelona, skuadra më e fortë në botë. Nuk e lejuam Barçën që të na shtypte, ndaj them se finalja e Kupës së Mbretit në “Mestalla” ishte më e rëndësishmja. Pas këtij takimi, asgjë nuk qe si më parë. Për fat të keq, nuk arritëm të shkonim më larg se gjysmëfinalja e Championsit”./supersport

Konkurs Pune

Lexo më shumë