Lajmet e fundit

Jose Mourinho ka dhënë detaje të reja për gjendjen e Endrickut, në prag të ndeshjes së Real Madridit ndaj Malagas.
Trajneri portugez ka konfirmuar se sulmuesi brazilian është më pranë rikthimit në fushë, por ka bërë të qartë se nuk dëshiron të rrezikojë duke e përshpejtuar procesin e rikuperimit, transmeton Klankosova.tv.
“Është ai që është më pranë rikthimit”, deklaroi Mourinho.
Sipas tij, Endrick mund të rikthehet për ndeshjen ndaj Real Betisit ose për debutimin e Real Madridit në Ligën e Kampionëve.
“Ai mund të jetë gati për Betisin ose për ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve”, shtoi ai.
Vendimi për rikthimin e 19-vjeçarit do të merret në ditët në vijim, në varësi të reagimit të tij ndaj ngarkesave stërvitore.