Mourinho interesohet për Ramsey NULL NULL 20.03.2018 08:45 20.03.2018 08:45 Djajtë e Kuq do të mundohen të shfrytëzojnë pakënaqësinë e uellsianit me trajtimin që po i bëjnë Topçinjtë për ta blerë gjatë afatit kalimtar të verës Jose Mourinho është i gatshëm të shfrytëzojë mungesën e bisedave serioze për kontratë të re, në mënyrë që të transferojë mesfushorin e Arsenal, Aaron Ramsey. Ramsey ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij dhe Mourinho mendon se uellsiani mund ta përdor këtë gjë për të kaluar në Old Trafford gjatë verës. Mesfushori, që e ka pranuar se bisedat për kontratë të tij janë bërë pas Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil, është duke u përcjellë me kujdes edhe nga Chelsea. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.