Mourinho e pranon: Kjo është periudha më e keqe në karrierën time - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mourinho e pranon: Kjo është periudha më e keqe në karrierën time

NULL NULL
02/10/2015

Jose Mourinho e ka pranuar se kjo periudhë që po kalon me Chelsean është më e tmerrshmja që kur ai është bërë trajner i futbollit.

Blutë e Londrës e kanë pësuar edhe humbjen e tyre të fundit me rezultat 2-1 në Ligën e Kampionëve kundër Portos të mërkurën.

Kjo humbje erdhi pas një starti të dobët në Premeir Ligë, ku londinezët kanë fituar vetëm tetë pikë, në shtatë takime dhe për momentin janë vetëm në vendin e 14 në tabelë.

“Kjo është koha më e tmerrshme në karrierën time, me rezultatet me të dobëta prej se jam trajner futbolli”, ka deklaruar Mourinho, shkruan Goal.com, trasmeton Klan Kosova.

“E shoh si eksperiencë fantastike, por nuk dua ta përsërisë. Dua ta ndërpresë nesër dhe të rifilloj fitoret e ndeshjeve. Mendoj se këtë situatë e përjetova shumë vonë në karrierë – pas 15 vjetëve”.

“Është dashur të ndodhë pas dy, tri apo katër vjetësh, por gjithsesi është diçka që po më bënë mua më të mirë. S’është sfida më e vështirë, jo, vetëm rezultati më i keq”.

klankosova.tv