12:47, 23 Janar 2020

Dëmtimi i Harry Kane ka bërë që drejtuesit e Tottenhamit të kërkojnë përforcime në sulm. Me sa duket, pas disa emrave dhe tratativave, Jose Mourinho do ta ketë shumë shpejt lojtarin që do të shërbejë si pikë referimi në repartin e avancuar. Bëhet fjalë për lojtarin e Real Sociedadit, Willian Jose.

28-vjeçari pritet të udhëtojë drejt Londrës në orët e ardhshme për të kryer vizitat mjekësore, ndërkohë që ende nuk dihen shifrat e kësaj marrëveshjeje.

Willian Jose ka një klauzolë largimi 70 milionë euro me Sociedadin, por klubet kanë arritur akordin për një tjetër shifër. Këtë sezon braziliani ka shënuar 8 gola në 21 takime me klubin nga San Sebastiani./supersport.al/

Konkurs Pune

Lexo më shumë