Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mourinho akuzohet nga UEFA për fjalët fyese ndaj gjyqtarit, nuk shpëton as Sevilla dhe Roma

NULL NULL
02.06.2023 18:48

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, është akuzuar nga UEFA për përdorimin e fjalëve fyese ndaj gjyqtarit të finales së Europa Leagues.

Akuza lidhet me një incident në një parkim makinash pas ndeshjes, kur Mourinho, drejtoi mal akuzash ndaj gjyqtarit anglez Anthony Taylor.

Portugezi ishte ndëshkuar me karton të verdhë nga Taylor në Budapest, ku Sevilla mundi Romën me penallti pas barazimit 1-1.

Të dy klubet u përballën gjithashtu me disa akuza për sjelljen e tifozëve dhe lojtarëve të tyre.

Sevilla dhe Roma janë akuzuar për hedhjen e sendeve dhe ndezjen e fishekzjarrëve.

Skuadra spanjolle Sevilla do të dënohet plus për shkak se tifozët hynë në fushë pas përfundimit të lojës, ndërsa Roma u dënua gjithashtu për akte dëmtimi dhe shqetësime të turmës.

Organi i kontrollit, etikës dhe disiplinës i UEFA-s do të vendosë për këtë çështje në kohën e duhur. /Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.