Mou: Nuk shkarkohem - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mou: Nuk shkarkohem

NULL NULL
17/10/2015

Trajneri i shumëpërfolur ditëve të fundit, Jose Mohurinho, ka thënë se Chelsea nuk do ta shkarkojë atë edhe nëse klubi nuk arrin që të kualifikohet për në Champions League apo edhe nëse përfundon në mes të tabelës.

The Blues kanë pasur një kampanjë jo të mirë, duke fituar vetëm tetë pikë nga tetë ndeshje dhe aktualisht pozicionohen në vendin e 16-të në Premier League.

“Kur u riktheva në Chelsea në vitin 2013 unë kisha një mbledhje me pronarin dhe bordin e klubit, gjithçka është më ndryshe”.

“Me pronarin po ashtu kisha një takim pas distaftës nga Southampton. E di se nuk ka një plan për shkarkimin tim”, ka thënë Mohurinho.

Ai ka treguar se e di prej dy viteve më parë se çka e priste në Stamford Bridge. E di se çfarë kishim folur.

“E di se për çfarë ata kanë nënshkruar me mua në fillim, e di pse ma vazhduan kontratën. Unë kam edhe dy vite në kontratën time, kështu që nuk ata mund të mos më japin edhe një kontratë tjetër”, ka thënë Mohurinho, transmeton Klan Kosova.