Mou: Granero është mik imi - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mou: Granero është mik imi

NULL NULL
03/06/2015
'I veçanti' ka hedhur poshtë fjalët e Jerzy Dudek, i cili në librin e tij pretendon se Mourinho ka akuzuar Esteban Graneron, si spiun i dhomave të zhveshjes në Madrid.

Menaxheri i Chelsea, Jose Mourinho, ka mohuar pretendimet kontraverze të ish portierit të dytë të mbretërve, Jerzy Dudek.

Dudek në libin e tij lidhur me ngjarjet në Madrid ka shkruar se Mourinho ka pasur një argument të nxehtë me Esteban Graneron.  Polaku pretendon se Mou e ka akuzuar lojtarin si spiun.

Por, ‘i veçanti’ ka i ka quajtur shaka këto pretendime.

“Mos më bëni të qesh. Dudek ka thënë kështu? Granero është profesionist i madh dhe mik i kahmotshëm imi. Për çka thatë që flet libri? Për stërvitje të trajnerëve? Dhe çka synon ai me këtë libër, t’ua transmetoj përvojën të rinjëve që ëndërrojnë të bëhen portierë”.