Mou: Ferguson e dinte që doja Chelsean - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mou: Ferguson e dinte që doja Chelsean

NULL NULL
06/10/2015
Menaxheri ka treguar se ka biseduar me skocezin në sezonin e tij të fundit në Old Trafford, por se ka qenë gjithmonë i interesuar për punën tek Chelsea, jo tek Djajtë.

Jose Mourinho ka treguar se ka biseduar me Sir Alex Fergusonin për shkuarjen e këtij të fundit në pension, muaj para se ta dinte publiku, por që kurrë s’ka qenë i interesuar për një kalim në Old Trafford.

Mourinho u largua nga Madridi për t’u kthyer në ishull prapë tek Chelsea, duke nënshkruar kontratë për katër sezone, një muaj pasi Ferguson pati njoftuar se David Moyes do ta zëvendësonte në krye të pankinës së Djajve.

Atëbotë thuhej se portugezi ishte një nga kandidatët për atë pozitë, por tani ai e ka bërë të qartë se Ferguson dinte për dëshirën e tij që të kthehej në Londër.

“Çdo menaxher e sheh Manchester Unitedin si klub të madh, por unë doja Chelsean”.

“Nuk kemi biseduar për këtë gjë sepse ne ishim shumë të hapur dhe ai di shumë për mua. Ai e ka dituar më herët se shumica që unë doja të kthehesha tek Chelsea”.

“Dy muaj para se të tregonte për vendimin e tij për t’u pensionuar ai më pati treguar mua. Ishte sekret i madh”.

“U ndjeva i lehtësuar vetëm kur ai këtë gjë ua tha edhe mediave”.