Lajmet e fundit

Sot zhvillohet përballja mes Shqipërisë dhe Kosovës në kuadër të kualifikimeve të Kampionatit Evropian në kategorinë e vajzave U17.
Ndeshja do të luhet në stadiumin “Niko Dovana”, duke nisur në orën 15:00, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë një start pozitiv në këtë rrugëtim evropian.
Për Kosovën, kjo është sfida e parë në kualifikime, me Dardanet e reja që zbresin në fushë me synimin për të përfaqësuar denjësisht ngjyrat e Kosovës.
Një përballje mes motrave shqiptare, që sjell emocion të veçantë si në fushë, ashtu edhe për tifozët.
Rivaliteti sportiv do të jetë prezent gjatë 90 minutave, ndërsa respekti dhe lidhja mes dy vendeve mbeten jashtë vijave të fushës.