Motrat Olsen paditen nga ish praktikantja NULL NULL 12.08.2015 17:00 12.08.2015 17:00 Një praktikante që supozon se ka punuar 50 orë në javë pa u paguar, është duke e paditur kompaninë e motrave Olsen për pagat që duhej t’i kishte fituar, transmeton Klan Kosova. Shahista Lalani ka punuar si praktikante në kompaninë e motrave Dualstar në vitin 2012, pa u paguar fare. Ajo punoi për markën e tyre të veshjeve The Row, nën komandën e dizajnerit kryesor, duke e cilësuar si “njeri i keq”. “Unë kam punuar sa për tre persona. Kam mbajtur kontakte gjithë ditën dhe gjithë natën”, është shprehur Lalani. New York Post raporton se Lalani supozohet të ketë punuar orët shtesë pa u paguar, derisa po i kryente punët si një punëtor i kontraktuar me orar të plotë. Ajo gjithashtu thotë se ka qenë në një pikë ku është hospitalizuar për shkak të dehidrimit. Ndërsa praktikantët tjerë ka pasur raste kur edhe janë bërë për të qarë. Nga ana tjetër, ish praktikantja thotë se Mary-Kate dhe Ashley personalisht ishin njerëz të dashur dhe të sjellshëm me të. Rreth kësaj çështjeje është njoftuar edhe përfaqësuesi i motrave Olsen. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar Fansat mendojnë se Taylor Swift doli në publik me Travis Kelce për të shkëputur vëmendjen nga divorci i Sophie Turner 4 days
Ndërkombëtar Heidi Montag thotë se ajo pothuajse vdiq pas kreu 10 operacione plastike në të njëjtën kohë 1 week