Motra e Ukshin Hotit: Serbët thanë se koka e vëllaut tim kushton sa gjysma e Jugosllavisë (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Motra e Ukshin Hotit: Serbët thanë se koka e vëllaut tim kushton sa gjysma e Jugosllavisë (VIDEO)

NULL NULL
16.05.2023 19:02
Myrvete Hoti

Myrvete Hoti, motra e Ukshtin Hotit, ka thënë se ai ishte keqtrajtuar shumë në burgun e Serbisë.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ajo ka treguar se atë e kishin maltretuar shumë policët serbë pasi në vizitat familjare në burg ai nuk kishte pranuar të flasë në gjuhën serbe, por shqipe.

“Atë e maltretuar shumë ishte bërë ‘ashtë e lëkurë’, unë shumë isha nervozuar dhe prekur. Nga kjo e kam kërkuar një avokat në Vojvodinë që të merrej me rastin e tij, dhe kisha shpresën se do të ndihmonte për lirim”.

Myrvetja tregoi se çfarë i kishin thënë serbët avokatit kur ai kishte shkuar për të pyetur për Ukshin Hotin: “Ata i kishin thënë atij se a e ka lënë mend, dhe se koka e Ukshin Hotit vlen sa gjysma e Jugosllavisë, e ti dëshiron ta largosh atë nga burgu”./Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.