Motra e Liam Payne: Po “luftoj” me dhimbjen, më mungon jeta para humbjes së tij NULL NULL 16.04.2026 16:59 16.04.2026 16:59 Motra e Liam Payne, Ruth Gibbins, ka rrëfyer se vazhdon të përballet me dhimbjen e humbjes, teksa kanë kaluar 18 muaj nga vdekja e këngëtarit. Ajo u shpreh se po “lufton” emocionalisht dhe ndien një “mall për jetën e mëparshme”, duke reflektuar mbi ndryshimin e madh që ka sjellë kjo humbje në jetën e saj. Ish-anëtari i One Direction humbi jetën më 16 tetor 2024, në moshën 31-vjeçare, pasi ra nga ballkoni i katit të tretë të hotelit CasaSur në Palermo. Sipas raportit mjekësor, shkaku i vdekjes ishte “politraumë”, term që përdoret për të përshkruar lëndime të shumta dhe të rënda në trup. /Klankosova.tv