Lajmet e fundit

Me rastin e 30 Gushtit - Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, institucionet e Kosovës dhe familjarët e viktimave sot vizituan lokacionin e varrit masiv në Kalludër të Zubin Potokut.
Aktiviteti u organizua në shenjë respekti dhe nderimi për viktimat e zhdukjeve me forcë, si dhe në mbështetje të familjeve që prej më shumë se dy dekadash vazhdojnë të kërkojnë të vërtetën dhe fatin e më të dashurve të tyre.
Në homazhe morën pjesë familjarët e personave të zhdukur, eshtrat mortore të të cilëve u zbuluan në varrezat masive në Zubin Potok, njofton Klan Kosova.
Për nder të personave të zhdukur në organizim mori pjesë edhe motra e kirurgut, Adem Ademi, Zylfije Ademi Vokshi.
Eshtrat mortore të zbuluara në varret masive në Zubin Potok dyshohet se i përkasin grupit të 23 intelektualëve të raportuar të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.