Motra e Kim Jong Un akuzon Ukrainën se po kërkon armë bërthamore - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Motra e Kim Jong Un akuzon Ukrainën se po kërkon armë bërthamore

NULL NULL
01.04.2023 16:28
Kim Jong Un

Motra e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka akuzuar Ukrainën se po kërkon armë bërthamore, sipas mediave shtetërore.

Sipas mediumit korean, KCNA, Kim Yo Jong është shprehur tha se një peticion pro-bërthamor ukrainas, i cili ka marrë vetëm 611 nënshkrime, ishte një komplot politik nga zyra e Volodymyr Zelensky, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Motra e Kim nuk dha asnjë provë për këtë pohim, i cili duket se bazohet vetëm në një peticion publik të paraqitur në faqen e internetit të zyrës presidenciale të Ukrainës.

Peticioni pasoi një njoftim nga presidenti rus, Vladimir Putin se Rusia planifikon të vendosë armë taktike bërthamore në Bjellorusi.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.