Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Motorët e helikopterit të Bryant nuk treguan shenja dështimi

NULL NULL
07.02.2020 22:59

Të dy motorët e helikopterit luksoz që u rrëzua në një kodër të pjerrët, duke vrarë ikonën e basketbollit Kobe Bryant dhe tetë persona tjerë që ndodheshin në bord, nuk treguan asnjë shenjë “dështimi të brendshëm”, kanë thënë sot hetuesit federalë.

Në raportin e përkohshëm të lëshuar nga Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB), shkruan se nuk janë gjetur shenja të dukshme të problemeve mekanike që mund të kishin shkaktuar rrëzimin e helikopterit ku ndodhej basketbollisti 41 vjeçar me vajzën e tij 13 vjeçare dhe shtatë persona të tjerë, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Sidoqoftë, ky raport nuk e përjashton mundësinë që më vonë pasi të ekzaminohen gjërat më hollësisht, të identifikohet ndonjë shkaktar i rrëzimit të helikopterit.

Anëtarja e bordit e NTSB-së, Jennifer Homendy, ka thënë se mjegulla dhe dukshmëria e kufizuar e raportuar në afërsi ku ndodhi aksidenti, do të jetë pjesa kryesore e hetimit.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.