MotoGP, Marquez arrin fitoren e 50-të NULL NULL 04.08.2019 21:39 04.08.2019 21:39 Marc Marquez vijon dominimin e tij në Botërorin e MotoGP. Piloti spanjoll i fitoi garën në Çeki duke regjistruar suksesin e tij të 6 sezonal në këtë kampionat. Në të njëjtën kohë 26 vjecari shkruan një tjetër faqe të këtij kampionati tesa regjistroi fitoren e tij të 50 në klasin mbretëror të kompeticionit duke u bërë i 4 pilot në histori që e arrin një shifër të tillë suksesesh, transmeton Klan Kosova. Në pistën e Brnos, Marquez e kontrolloi pa shumë probleme garën duke e kryesuar atë nga fillimi deri në fundin e saj. Në fakt starti i garës u bë me 40 minuta vonesë për shkak të reshjeve të shiut që e zhytën në ujë pistën pak para fundit të garës së Moto2. Kjo bëri që komisarët e pistës të prisnin deri në tharjen e pistës në mënyrë që të evitonin aksidente ne momentin e nisjes së garës. Pas kësaj, Cmimi i madh i Cekisë nuk pati histori me Marquez që shumë shpejt vendosi diktatin e tij duke e kaluar i pari vijën e finishit. Dovizioso u përpoq që t’i përgjigjej ritmit të rivalit të tij por në fund u dorëzua dhe u detyrua të kënaqej me vendin e dytë, ndërkohë që podiumin e plotësoi piloti io Ducati Pramac, Jack Miller. Valentino Rossi me Yamahan e tij nuk shkoi më shumë se vendi i 6 në këtë garë. Pas kësaj gare Marquez forcon akoma më shumë pozitat e tij në krye të renditjes për pilotë duke bërë edhe një hap drejt titullit të tij të 8 botëror duke e çuar në 63 pikë diferencën me Dovizioson kur kanë mbetur edhe 9 gara nga fundi i kampionatit, shkruan Top Channel. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.