Motoçiklisti prizrenas ndihmon zjarrfikësit në shuarjen e zjarreve në Malet e Sharrit (VIDEO) NULL NULL 15.08.2024 14:39 15.08.2024 14:39 Allmedin Smaili, motoçiklisti prizrenas duke ndihmuar zjarrfikësit në shuarjen e zjarreve në Malet e Sharrit. Foto | Reuters Ndërsa zjarrfikësit në Kosovë luteshin për shi në betejën e tyre kundër zjarreve në Parkun Kombëtar Malet e Sharrit, një i ri me motoçikletë iu afrua atyre dhe u tha: “Jam këtu për të ndihmuar”. Almedin Smaili, 26 vjeç, një dentist nga qyteti i afërt i Prizrenit, ka shtatë ditë që po ndihmon zjarrfikësit për të ndalur një zjarr në park ku ai dhe miqtë e tij zakonisht shkojnë me motoçikletat e tyre për të shijuar emocionet e ngasjes në terrenin e ashpër, raporton “Reuters”, transmeton Klankosova.tv. Dy burra në bazën e zjarrfikësve mbushin çanta të shpinës 25 litërshe me ujë secili dhe Smaili i transporton te zjarrfikësit e tjerë për t’i përdorur për të shuar flakët ndërsa digjen zona të mëdha me pisha. Shumicën e kohës ai mban dy çanta shpine me ujë gjithsej 50 litra, ushqime dhe shishe me ujë të pijshëm. Almedin Smaili, motoçiklisti prizrenas duke ndihmuar zjarrfikësit në shuarjen e zjarreve në Malet e Sharrit. Foto | Reuters “Kur pashë se çfarë po kalonin zjarrfikësit dhe sa të përkushtuar janë, i thashë vetes se duhet të bëj diçka”, tha Smaili ndërsa përgatitej të transportonte më shumë ujë. Të mërkurën, Smaili thirri tre miq të tjerë për të transportuar më shumë ujë pasi flladi ndaloi flakët dhe një helikopter amerikan nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë filloi të hidhte ujë. Sfida është të ndalohet djegia e ngadaltë e pemëve të cilat mund të ndizen përsëri me një zjarr më shkatërrues. “Për të arritur pikën më të lartë me ujë në shpinë na duhen tre orë dhe djali (Smaili) po e bënte për më pak se dhjetë minuta”, tha Flamur Hoti, komandanti i zjarrfikësve. “Kurrë s’e kemi imagjinuar se ai mund të ishte kaq i dobishëm”. Videoja nga kamera e tij GoPro shfaq Smailin duke u dorëzuar ujë kolegëve të tij të rinj ndërsa motoçikleta e tij kalonte me shpejtësi përgjatë shtigjeve të bëra nga arinjtë e murrmë dhe dhitë e egra. Nga ana e majtë dhe e djathtë e tij mund të shihen shpatet e pjerrëta përmes gjurmëve të zonave të vjetra të djegura të cilat janë ende të dukshme. Zjarrfikësit nuk mund të arrijnë në terrenin rreth 1900 metra mbi nivelin e detit. “Motoçikleta cross është hobi për mua, por kjo javë u kthye në një punë të vërtetë”, tha ai duke buzëqeshur. “Kur shoh ndikimin më jep kënaqësi dhe nuk jam lodhur asnjëherë gjatë këtyre ditëve”. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani ndan fotografi nga New Yorku ku do ta përfaqësojë Kosovën në javën e nivelit të lartë të OKB-së 15 minuta më parë
Kosova Kurti: Ka ardhur koha që BE-ja të bëjë hapa konkretë për rrugën evropiane të Kosovës 15 orë më parë