Moto X, gjenerata e tretë NULL NULL 07/05/2015 07/05/2015 Motorola konkurron me gjeneratën e tretë të Moto X. Dalja e versioneve të reja të Samsung, LG dhe HTC ka shtyrë edhe kompanitë tjera të dalin me alternativat e tyre. Ndër to është edhe Motorola, me gjeneratën e tretë të Moto X. Sipas një raporti Moto X do të ketë ekran 5.2 inç me rezolucion 1440×2560 pikselë dhe dendsitet 565 pikselë. Telefoni do të ketë procesor Snapdragon 808, gjashtëbërthamësh dhe 4GB RAM memorie. Moto X do të vijë në dy versione, njëri me 32GB hapësirë dhe tjetri me 64GB hapësirë të brendshme. Një kamerë 16 megapikselë Clear Pixel do të jetë në anën e pasme, ndërsa një kamerë 5 megapikselë në anën ballore do të përdoret për të shkrepur selfie dhe për të bërë thirrje me video. \ Telefoni do të ketë të instaluar sistemin operativ Android 5.1.1. Gjenerata e tretë e Motorola Moto X mund të prezantohet në shtator të vitit 2015.
Futboll Dështoi në transferimin e Azpilicuetas, Barcelona gjen alternativën te Arsenali 11 minuta më parë
Kosova Familja Dehari kërkon përjashtimin e prokurorit nga rasti, thonë se ekspertizën shtesë e pranuan mediat para tyre 15 minuta më parë