Moto GP rikthehet me zhurmë pas një muaji, Çmimi i Madh i Styrias ekskluzivisht në Artmotion NULL NULL nga Engjëll Bërbatovci 07.08.2021 09:00 nga Engjëll Bërbatovci 07.08.2021 09:00 E SHTUNË 12:35 KUALIFIKIMET MOTO 3, MOTO 2 DHE MOTO GP ART SPORT 3 E DIEL 11:00 GARA MOTO 3, MOTO 2 DHE MOTO GP ART SPORT 3 Pas pushimit prej shtatë javësh, zhurma e motorëve nga Moto GP rikthehet me atraksionin e bukurinë e saj. Kësaj radhe mikpritëse e pilotëve më të mirë në botë do të jetë Çmimi i Madh i Styrias në Austri, pistë kjo e përvitshme në kalendarin e Moto GP dhe Formula 1. Kualifikimet në Spielberg do të fillojnë nga ora 12:35 dhe do të transmetohen drejtpërdrejt në Art Sport 3 për tri kategoritë, ndërsa gara e Grand Prix të Styrias do të fillojë të dielën në orën 11:00 dhe transmetohet po ashtu ekskluzivisht në kanalin Art Sport 3. Fabio Quartararo nga Yamaha është për momentin në vendin e parë duke grumbulluar 156 pikë. Pas tij vjen Johann Zarco me 122 sosh, ndërsa italiani Francesco Bagnaia është në shkallën më të ulët të podiumit me 109 pikë të grumbulluara.
Big Brother VIP Xhuli drejtuar Mbresës: Mos mi derdhë lotët ndër sytë e këtyre, armikut si tregohen pikat e dobëta (VIDEO) 5 orë më parë
Big Brother VIP Xhuli-Mbresës: Ti je e mençur dhe populli po të do, nuk të eliminuan as pas katër javësh në nominim (VIDEO) 6 orë më parë